Berisha paralajmëron kundërprotestë në mbrojtje të SPAK, ja mesazhi për Ramën

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për herë të parë ndau një qëndrim në mbështetje të SPAK dhe GJKKO, duke paralajmëruar se PD do të çojë në ndjekje penale ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe kryeministrin Edi Rama për mosmarrjen e masave në mbrojtje të zyrtarëve të drejtësisë gjatë tubimit të mbështetësve të Erion Veliajt.

Berisha e cilësoi këtë qëndrim si një mbrojtje të Kushtetutës dhe ndaj atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK dhe GJKKO që zbatojnë ligjin.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse mbështetësit e Partisë Socialiste organizojnë protesta kundër organeve të drejtësisë, PD do të organizojë një kundërprotestë në Surrel.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo mazhorancë, kjo pseudomazhorancë apo narkomazhorancë, ka faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por, në një akt të pashembullt në historinë e një shteti, kjo zgjodhi tani sulmet fizike kundër gjykatësve dhe prokurorëve që kanë vendosur ndryshe nga sa dëshiron narkomazhoranca.

Ky është rezultati i ndërtimit prej vitesh të një narkoshteti në këtë vend, i mbështetur fuqishëm nga Xhorxh Soros dhe mafia e tij. Edi Rama dhe Erion Veliaj që organizuan në mënyrën më të turpshme, më kriminale, më të padenjë rrethimin e institucioneve të drejtësisë dhe sulmin fizik ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, mbajtjen peng në ndërtesë për orë të tëra, kanë kryer akte të tjera, për të cilat janë mbështetur dhe duartrokitur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related