Telefonata që nuk ndodhi, si e injoroi Rama-Veliajn në çastet e fundit në zyrë

Data

Elegjia e Edi Ramës për Erion Veliajn po bëhet gjithnjë e më qesharake ditë pas dite teksa dalin në dritë fakte të reja. Një burim i mirëinformuar nga brenda Bashkisë Tiranë e që ishte pranë Veliajt mesditën e së hënës, tregon për Lapsi.al një episod të paraportuar deri më tani.

Episod që tregon shumë për prapaskenat e vendimit që çoi në arrestimin e kryebashkiakut. Njerëzit e SPAK që ia behën zyrës së Veliajt, pas prezantimit e komunikimit të arsyes përse ishin aty, i kërkuan atij që të shkonte pas tyre. Por Veliaj bëri rezistencë fillimisht duke shprehur jo pak habi për atë që po i shihnin sytë dhe në një përpjekje për të fituar disi kohë thirri menjëherë aty në zyrën e tij sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, i cili disa javë më parë mbante postin e drejtorit Juridik të bashkisë.

Veliaj i kërkoi atij të lexonte vendimin që kishin sjell oficerët e SPAK. E teksa Dokushi po lexonte këtë vendim, Veliaj mori celularin e tij dhe nisi të telefononte të vetmin që atë çast kur po i “shembej bota” mendonte se mund ta shpëtonte, pikërisht kryeministrin Edi Rama. Thirrjet drejt numrit të Ramës vijuan disa herë, por më kot. Nga ana tjetër e celularit nuk përgjigjej askush.

Dukshëm i tensionuar që telefonata nuk po realizohej, Erion Veliaj nisi të dërgonte mesazhe të shkruar, përmbajtjen e të cilit e di vetëm ai dhe Edi Rama. Leximi i vendimit u krye ndërkohë nga drejtori i Veliajt dhe nuk kishte më çfarë ndodhte e të pritej brenda zyrës së tij. Oficerët i kërkuan kryetarit të bashkisë të shkonte pas tyre në mënyrë që të mos përdornin forcën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related