Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur sot në Sarandë, ku si pasojë ka humbur jetën Isuf Jaçaj. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij dhe trupi u gjet brenda makinës së djegur.
Autoritetet njoftojnë se dyshohet që atentati të jetë kryer nga dy autorë të paidentifikuar që kanë përdorur tritol për të shkatërruar makinën dhe për të vrarë targetin. Gjatë operacionit policor janë shoqëruar 10 persona në lidhje me këtë rast, ndërsa hetuesit po kontrollojnë pamjet e kamerave dhe bashkëpunojnë me njësitë për hetime të thelluara për zbardhjen e motiveve dhe identiteteve të autorëve.
Zona rreth shpërthimit është rrethuar dhe aksioni po vazhdon për të siguruar çdo provë të mundshme dhe për të penguar arratisjen e të përfshirëve
