Nis foltorja e radhës para Kryeministrisë/ PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Data

Partia Demokratike ka nisur sot foltoren e radhës përpara Kryeministrisë, duke intensifikuar protestat kundër qeverisë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas PD-së, qeveria mban përgjegjësi politike për aferat korruptive dhe situatën ekonomike në vend.

Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me aferën e tenderëve me vlerë rreth 210 milionë euro, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Përfaqësues të opozitës deklarojnë se protestat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë, duke theksuar se kjo është “një betejë për llogaridhënie dhe drejtësi”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related