Berisha lirohet brenda majit pas pazarit me Edi Ramën, Idajet Beqiri zbardh prapaskenat që po thuren për të shpëtuar “non-gratën” nga burgu

Data

Avokati Idajet Beqiri në një studio televizive ka plasur deklaratën ‘bombë’ duke paralajmëruar lirimin e Sali Berishës. Ai thotë se brenda muajit maj të këtij viti, ‘non-gratës’ pritet t’i hiqet masa e ‘arrestit shtëpiak’. Sipas tij, ka informacione ende të pakonfirmuara se Berisha gjatë gjithë kësaj kohe që ka qenë në izolim  ka lidhur “fijet” me kreun e SPAK, Altin Dumanin.  “Thuhet përtej detit dhe nga njerëz jo dosido por të lidhur drejtpërdrejtë me Sali Berishën, po i përpunon në mënyrë të tillë ku Berisha iu thotë që brenda majit unë jam në Parlament. Do vete si deputet i ligjshëm atje, pasi i ka lidhur telat gjoja me Dumanin. Unë nuk iu besoj përrallave të tilla por ky informacion është i saktë që po ua them dhe kurrë nuk kam folur kot dhe kurrë nuk flas kot pasi jam i përgjegjshëm para shqiptarëve. Nga burime që vijnë nga Foltorja më thonë që janë angazhuar që brenda majit Sali Berisha të dalë nga arresti i shtëpisë. Pra foltoristët kanë marrë masat që Berisha të dalë. Do dalë me vendim gjyqi thonë ata, me vendim prokurori. Do ta anulojë Dumani vendimin e parë. Dumani i paska marrë masat që do t’ia bëjë këtë nder Berishës. Kështu më thonë njerëz të afërt të Berishës. Por kjo është një ëndërr me sy hapur. Dhe do ishte një rrufe në qiell të hapur që të pafajësohej krimineli më i madh i këtij vendi, atij që ka bërë dëme të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po doli ai i pafajshëm në këtë vend nuk dënohet më njeri”, shprehet avokati Beqiri në një studio televizive. Kjo deklaratë e Idajet Beqirit vjen pazareve të fundit që grupi Berishës po thur me Edi Ramën.

Ilir Meta blen minierë zinku në Kongo

Ndërkohë, avokati i njohur ka folur edhe për pasuritë e paluajtshme të ish-presidentit Ilir Meta, pasuri e vënë në kurriz të vjedhjeve galopante të ‘vjelur’ për vite me radhë duke zbrazur xhepat e qytetarëve shqiptarë. Idajet Beqiri për herë të parë trondit me deklaratën e fortë ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili thotë se duhet të japë llogari shqiptarëve se me çfarë parash e bleu minierën e zinkut në Kongo. Madje, deklaron se në këmbim të kësaj blerje, Kongo e ka detyruar të ndërtojë një spital, të cilin e ka kryer në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn. “Është edhe një çështje në kurriz të Ilir Metës. Meta duhet të japë llogari deri në një për minierën e zinkut që ka blerë në Kongo. Me çfarë lekësh e bleu. Me floririn e shqiptarëve. E ka blerë Ilir Meta për 300 milionë dollarë. Në këmbim të kësaj i ka kërkuar Kongo që të ndërtojë një spital, nga më të mëdhenjtë në Kongo dhe e ka ndërtuar falas Ilir Meta, me Kastriot Ismailajn. Madje kanë ndërtuar edhe një shkollë nga më modernet falas se ia donin në këmbim të blerjes së minierës. Nga ajo minierë Kongo merr miliona euro taksa nga Meta, Ismailaj.”, tha ndër të tjera Beqiri.

Gjin Gjoni kokë e këmbë i kapur nga Berisha

Nga ana tjetër, avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar edhe zgjedhjen e Gjin Gjonit nga Sali Berisha si kryetari i Rithemelimit në degën e PD në Lezhë. Beqiri këtë akt të Foltores e konsideron si një përligjie që gjyqtari ‘sheik’ ka qenë i korruptuar si dhe i lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë duke qenë kokë e këmbë i kapur nga ish-kryeministri Sali Berisha. ‘Të futesh në politikë njerëz që janë përfolur me të drejtë si të korruptuar në sistemin e drejtësisë dhe përfituan dhe dhanë dorëheqjen dhe nuk u ushtruan në vetting. Kjo mënyrë të vepruari në fakt edhe nëse ka patur hamendësime se gjyqësori është i kapur nga politika me këtë akt që ka bërë foltorja e përligjin që kanë të bëjnë me një gjyqtar që ka qenë kokë e këmbë i kapur nga Berisha dhe një sërë gjyqesh, i ka bërë politikisht në favor të Berishës.’, tha avokat Beqiri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related