Nuk ka liri për Berishën dhe Malltezin, GJKKO i lë në “arrest shtëpie”, zbardhet skema që prokurorët dhe gjyqtarët po ndjekin për të nxjerrë jashtë politikës ish-kryeministrin

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të mbeten në “arrest shtëpie”,pasi dje kërkesat e tyre për liri në Gjykatën e Posaçme janë rrëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka. Në kërkesën e drejtuar gjykatës, avokatët e Berishës dhe Malltezit argumentonin se janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie” në këtë fazë që ndodhet hetimi e për këtë arsye kërkonin vendosjen e një tjetër mase me të lehtë sigurie. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Përveç izolimit Berisha mund të humbasë mandatin e tij si deputet, pasi nëse ai  brenda 6 muajsh nuk shkon në Kuvend, atëherë i hiqet automatikisht mandati. Zgjatja e afateve nga SPAK për hetimet e dosjes Partizani dhe vendimi i djeshëm i GJJKO mund të jetë dhe një skemë ai të dalë nga politika.

Djegia e mandatit

Këtë arsyetim e kanë mbështetur avokatët e Berishës.  Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka deklaruar për mediat se qëllimi i gjykatës me rrëzimin e kërkesave për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, është djegia e mandati të tij të deputetit. Ai u shpreh se qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash tona, është djegia e mandateve, duke shtuar se ‘ne po vazhdojmë luftën, sepse një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është skandaloze dhe nga ana ligjore është e papranueshme’.  “Zgjatja e hetimit për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin pa një fakt të ri, e zbut nevojën e sigurimë, ata s’kanë më pse e ndjekin hetimin nga arresti, sepse s’ka asnjë kriter që duhet të jetë në arrest shtëpie. Gjykata e rrëzoi kërkesën. Qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash tona, është djegia e mandateve. Ne po vazhdojmë luftën, sepse një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është skandaloze dhe nga ana ligjore është e papranueshme”, u shpreh avokati Gjokutaj. Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

Akuzat ndaj tyre

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”. Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”. “Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK për Berishën. Ndërsa sa i takon Malltezit, prokuroria deklaron në dosje se: Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, u bë me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga Malltezi;   Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë Malltezi; Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related