Po luante kalçeto, 42-vjeçari ndërron jetë pas goditjes me top në kraharor

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë një loje kalçetoje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor 2025. Shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë dhe rezident në Gjermani, po luante futboll kur u godit nga topi në pjesën e kraharorit. Menjëherë pas goditjes, ai është rrëzuar në fushë.

42-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak.

Policia ka referuar materialet për vlerësim të mëtejshëm, ndërsa vijojnë verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related