Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan, ndërsa mbi 100 persona të tjerë janë të plagosur.
Sipas ministrit, viktima ndodhen në disa spitale në vend dhe pas identifikimit do të duhet të dërgohen për obduksion në Shkup.
Toshkovski deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.
