Berisha: Kosova dëshmoi se e pamundura bëhet e mundur, sot vjen si shtet shembull

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në kuadër të “Foltores” me demokratët e Krujës, u ndal te 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik për mbarë kombin shqiptar.

Berisha theksoi se Kruja mbetet simbol frymëzimi për lirinë dhe atdhetarinë, duke kujtuar trashëgiminë e Skënderbeut si dëshmi se edhe në rrethana të pabarabarta betejat mund të fitohen.

Duke iu referuar shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai u shpreh se shqiptarët arritën të bënin “të pamundurën të mundur” përmes përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha. Sipas tij, në vitet kur presidenti Ibrahim Rugova artikulonte kërkesën për pavarësi, ajo nuk mbështetej nga kancelaritë e huaja, por u bë realitet sepse ishte një kauzë e drejtë.

Në këtë 18-vjetor, Berisha tha se Kosova paraqitet si një shtet shembull demokracie dhe shprese për rajonin dhe shqiptarët. Ai shtoi se kjo datë mbetet ndër më të rëndësishmet në historinë kombëtare.

Në fund të fjalës së tij, Berisha deklaroi se në Shqipëri është vendosur, sipas tij, një “diktaturë autoritare” që pranon formalish pluralizmin, por e shtyp atë në praktikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related