Bylykbashi: Rama mbron Ballukun për të shpëtuar veten, shqiptarët po shkojnë drejt greminës

Data

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, deklaroi gjatë një takimi në kuadër të “Foltores” se vendi ndodhet në një situatë të rëndë dhe kërkon një zgjidhje të vendosur politike.

Sipas tij, Shqipëria po shkon drejt një krize të thellë dhe është detyrë e opozitës dhe qytetarëve që të bashkohen për të sjellë ndryshimin. Bylykbashi theksoi se modeli i bashkëpunimit dhe angazhimit të qytetarëve në Krujë dhe Fushë Krujë tregon se opozita mund të arrijë rezultate fituese, pavarësisht, siç u shpreh ai, presionit të shtetit dhe patronazhimit.

Ai u ndal edhe te situata politike e fundit, duke deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur Belinda Ballukun kanë si qëllim mbrojtjen e vetë kryeministrit.

Në fund të fjalës së tij, Bylykbashi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e paralajmëruar më 20 shkurt, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për të ardhmen politike të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related