Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Samitin e NATO-s, duke përdorur tone ironike në një postim në rrjetet sociale.
Përmes publikimit të një videoje, Berisha ka komentuar me ironi paraqitjen e Ramës gjatë aktivitetit ndërkombëtar, duke shkruar:
“Kur bëhesh kloun, edhe këtë e ke pak!”
Postimi i kreut të demokratëve vjen në vijim të deklaratave dhe reagimeve politike që kanë shoqëruar pjesëmarrjen e kryeministrit në samitin e NATO-s, ku opozita ka adresuar kritika ndaj mënyrës së paraqitjes së tij në aktivitet.
Berisha nuk ka dhënë komente të tjera përveç videos së publikuar, ndërsa reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur diskutime mes mbështetësve dhe kundërshtarëve politikë.
Debati politik mes mazhorancës dhe opozitës vijon të mbetet i tensionuar, me Samitin e NATO-s që është kthyer në një tjetër temë përplasjesh mes palëve.
