U mor i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku socialist: Nuk kam ndërmend të dorëhiqem

Data

Rreth 2 orë ka zgjatur qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të kreut të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i cili u paraqit mëngjesin e sotëm në praninë e avokatit të tij.

Paraqitja e Duros në SPAK vjen pas dy javësh pasi u mor i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”. Kryebashkiaku i Devollit akuzohet se ka licensuar një biznesi karburanti në Bilisht që ishte ndërtuar pa leje.

Pas daljes nga godina e SPAK, nuk pranoi të prononcohej për gazetarët, duke thënë se do të fliste në një moment të dytë, duke mos dhënë deteje të tjera.

“Do të flas një herë të dytë”, – tha Duro.

I pyetuar nga gazetarët nëse do të jepte dorëheqjen, Duro deklaroi: “Do të qëndrojë deri në përfundim të çështjes”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related