Balliu thirrje intelektualëve: Bashkohuni me protestat, keni detyrim moral për të reaguar

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u ka bërë thirrje intelektualëve shqiptarë që t’i bashkohen protestave të organizuara nga opozita.

Gjatë një interviste televizive, Balliu u shpreh se betejat politike të zhvilluara më herët kanë qenë të bazuara në parime kushtetuese, në mbrojtje të ligjit, demokracisë dhe pluralizmit.

Ai rikujtoi se në të kaluarën intelektualët kanë pasur një rol më aktiv në mbështetje të kauzave politike, duke përmendur reagimet dhe përkrahjen e tyre gjatë protestave dhe grevave të deputetëve në Parlament.

Sipas Balliut, situata aktuale karakterizohet nga mungesa e reagimit publik, të cilën ai e lidhi me klimën e frikës që, sipas tij, mbizotëron në vend.

“Unë pres reagime nga intelektualët. Ata kanë një detyrim moral për të reaguar,” u shpreh deputeti demokrat.

Ai theksoi se përfshirja e intelektualëve në protesta është e rëndësishme për forcimin e debatit publik dhe mbrojtjen e vlerave demokratike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related