Berisha dhe Rama në ‘luftë’ për diasporën/ Kreu i PD-së ‘fluturon’ drejt Anglisë, takim virtual me shqiptarët e Londrës

Data

Teksa zgjedhjet parlamentare afrojnë, drejtuesit e partive kryesore në vend duket se kanë nisur fushatën e tyre elektorale me diasporën shqiptare nëpër botë. Kreu i Partisë Demokratikes, Sali Berisha, njoftoi përmes një postimi në Facebook se do të zhvillojë takim virtual me shqiptarët e Londrës. Takimi do të bëhet ditën e diel 17 nëntor.

“Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Edhe kryeministri Edi Rama ka planifikuar takim me shqiptarët e Londrës. Rama do të takohet me shqiptarët e diasporës një javë pas takimit të Berishës. Rama ka njoftuar takim të dielën e 24 nëntorit, ora 12:00.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related