“U miratua me nxitim, kam disa hije dyshimi”, Açka kundër vendimit për ‘Dezinformimin’: Më duket shumë i parakohshëm dhe jo bindës, kam disa arsye

Data

Këtë të mërkurë u zhvillua pa praninë e mediave mbledhja e konferencës së kryetarëve. Në përfundim të  saj në një deklaratë për mediat deputetja demokrate Flutura Açka tha se në konferencë u miratua me nxitim ngritja e komisionit të dezinformimit, të propozuar e po ashtu të votuar nga mazhoranca.

Açka tha se nuk është kundër këtij komisioni, por vendimi për ta kaluar me kaq nxitim i është dukur i dyshimtë.

“U vendos me nxitimin pa arsye, vendimi për kalimin e komisionit të posaçëm  për dizinformimin. unë ngrita parashtresat e mia që janë disa arsye se përse është i nxituar.

Më duket shumë i parakohshëm dhe jo bindës për të kaluar në konferencën e kryetarëve. Unë kam hijet e mia të dyshimit se mund të jetë më shumë për të kontrolluar median shqiptare apo institucionet që duhet të merren me to”,-tha Flutura Açka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related