“Gj@kun e motrës sime s’e than dheu”/ Vladimir Kurti përballet me Dan Hutrën në gjykatë: Vra*ës, ka futur në dhe…

Data

Është shoqëruar me tensione procesi në Gjykatën Penale të Tiranës për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave. Në seancën e së enjtes që u mbajt me dyer të mbyllura u paraqit për të dëshmuar si dëshmitar Vladimir Kurti, një i dënuar përjetë, të cilit në mars të vitit të kaluar Hutra i vrau të motrën. Kurti refuzoi të jepte deklarime, teksa iu drejtua të pandehurit, që dikur kishte ndarë qelinë, si monstër, duke paralajmëruar se nuk e fal vrasjen e motrës së tij.

“Gjakun e motrës sime nuk e than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre”, u shpreh Kurti.

Nga ana tjetër Dan Hutra u shfaq i qetë. Seanca u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor, për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu pak dite pas daljes nga burgu ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related