Berisha: “Baxhanaku i Ramës u shet shkollave kompjuterë 10 herë më shtrenjtë”

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren para Kryeministrisë, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te një çështje që, sipas tij, lidhet me familjarë të kreut të qeverisë.

Berisha pretendoi se baxhanaku i Ramës u shet shkollave kompjuterë me çmime dhjetë herë më të larta krahasuar me tregun në kryeqytete europiane, duke e cilësuar këtë si pjesë të një skeme abuzive.

Në vijim, ai e akuzoi qeverinë për keqmenaxhim ekonomik, duke deklaruar se pensionet dhe pagat, sipas tij, duhet të ishin rritur ndjeshëm gjatë 12 viteve të fundit. Ai shtoi se ndërkohë pagat e ministrave janë ndër më të lartat në rajon.

Deklaratat e Berishës u bënë në kuadër të protestave dhe tensionit politik të ditëve të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related