Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren para Kryeministrisë, deklaroi se protesta e 20 shkurtit, sipas tij, i tregoi opinionit ndërkombëtar revoltën e opozitës ndaj qeverisë.
Berisha pretendoi se kryeministri Edi Rama është thirrur me urgjencë në Bruksel, ku – sipas tij – i është kërkuar shkarkimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe heqja e imunitetit të saj.
Në vijim të fjalës, Berisha përdori tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur “burri më i neveritshëm në tavolinë” dhe duke rrëfyer një episod nga koha kur ishte kryeministër, për të ilustruar, sipas tij, sjelljen e Ramës në raport me ndërkombëtarët.
Deklaratat e tij vijnë në kulmin e tensionit politik lidhur me çështjen e Ballukut dhe debatet për imunitetin e saj në Kuvend.
