Analisti Baton Haxhiu ka reaguar sërish me tone të forta ndaj Gjermanisë, duke e cilësuar atë si “një ndër vendet më të korruptuara në këtë moment”.
Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se përfaqësues të lartë të politikës gjermane nuk duhet të japin leksione morale për çështje që lidhen me politikën apo drejtësinë në Shqipëri.
Sipas tij, “nuk është etike” qasja që Gjermania mban në raport me zhvillimet në vend, ndërsa shtoi se shteti gjerman nuk mund të shesë moral në kushtet aktuale.
Deklaratat e tij vijnë në vijim të qëndrimeve kritike që ai ka mbajtur së fundmi ndaj aktorëve ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, duke nxitur debat në opinionin publik.
