Berisha sulmon Manjën për imunitetin e Ballukut: “Thotë se krimi s’është aq i rëndë”

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në “Foltoren” para Kryeministrisë, u ndal edhe te mbledhja e Komisionit të Mandateve për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Berisha akuzoi deputetin socialist Ulsi Manja, duke pretenduar se ai e ka minimizuar çështjen, duke mos e konsideruar si krim të rëndë situatën e zëvendëskryeministres.

Sipas Berishës, ndaj Ballukut rëndojnë nëntë akuza, të cilat – sipas vlerësimit të tij – përbëjnë dënime të larta me burg. Ai përsëriti gjithashtu akuzat ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një “organizatë kriminale” dhe duke kërkuar përgjegjësi politike për zhvillimet e fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related