Aksident me vde$je në rrugën Butrint-Xarrë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën 33-vjeçari, baba i një fëmije

Data

Një aksident i rëndë me pasojë vde&je ka ndodhur në rrugën Butrint-Xarrë.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se ditën e djeshme në këtë aks rrugor në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në një kanal, ku si pasojë ka humbur jetën

Mësohet se viktima është Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.

Viktima është gjetur nga një bari i zonës. 33-vjeçari ishte prind i një fëmije.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë

Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori për dy ngjarje aksidentale

Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.

aksident3-transformed

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related