Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se me miratimin e ligjit të ri për AKSHI-n, e ka kthyer këtë institucion në “kopsht privat” të familjes së kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim publik, Bardhi u shpreh se AKSHI ka funksionuar prej kohësh si strukturë nën ndikim politik, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore, sipas tij, ky kontroll është formalizuar edhe juridikisht.
Ai përmendi gjithashtu hetimet e SPAK lidhur me këtë institucion, duke theksuar se dosja ka sjellë zhvillime të forta, përfshirë masa sigurie ndaj drejtueses së agjencisë dhe pretendime për dhënie kontratash me vlera të larta.
Mazhoranca nuk ka reaguar ende ndaj këtyre akuzave, ndërsa ligji i ri për AKSHI-n vijon të jetë në qendër të debatit politik.
