Kërcet th*ka në kryeqytet/ Sherr i rëndë mes të rinjve, 14-vjeçari përfundon në spital, si paraqitet gjendja e tij

Data

Një sherr mes adoleshentëve raportohet se ka ndodhur në Tiranë. Sipas uniformave blu të kryeqytetit sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Si pasojë një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerë një 14 vjeçar. Adoleshenti është arrestuar nga policia, ndërsa i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve. Ndërsa autoritetet kanë nisur një procedim penal edhe për një 16 vjeçar pasi nuk ka kallëzuar krimin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related