Berisha: Protesta e 20 shkurtit jehonë në mediat australiane

Data

Sali Berisha ka publikuar një video të një mediaje australiane që pasqyron protestën e opozitës më 20 shkurt në Tiranë.

Sipas raportimit, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa opozita akuzoi qeverinë për korrupsion. Berisha, duke shpërndarë videon, u shpreh se kryeministri “po bëhet famëzi si hajdut edhe në Australi”.

Protesta ishte e katërta kombëtare e organizuar nga opozita dhe u zhvillua në mënyrë simbolike në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related