Fotoja e ambasadorit serb në SHBA me Radoiçiçin, reagon Vuçiç: Nuk i kërkova llogari Gjuriçit. E kritikojnë ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit

Data

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas publikimit të një fotoje ku shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit ambasadori serb në Amerikë, Marko Gjuriq dhe organizatori i sulmit terrorist 

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi.

“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”,ka thënë Vuçiç.

Më tej ai ka shprehur se sipas tij ata që po kritikojnë Mark Gjuriç, “shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm serbë”

“Tani ata po e sulmojnë Markon jam duke i shikuar të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në foton e publikuar Gjuriç dhe Radoiçiç janë ulur vetëm në një tavolinë në një restorant. Mirëpo, nuk dihet se kur ka ndodhur ky takim i ambasadorit serb në SHBA dhe Radoiçiçit, i cili është nën sanksionet amerikane për korrupsion dhe për të cilin është lëshuar fletarresti i Interpolit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related