Balluku po përgatitet për arrati’, Berisha: Kush e ka shoqëruar në udhëtimet e saj në Greqi me skafe?!

Data

Në fjalën e tij në Parlament, kreu i PD u shpreh se ajo ka udhëtuar me skaf në Greqi, ndërsa shtroi pyetjen se “kush e ka shoqëruar”.

“Dhe t’u them tjetrën, ça po bëjnë. Belindën po e përgatit për në arrati. Cila nga ju ka shoqëruar Belindën në udhëtimet e saj në Greqi me skafe? Do dilni se kujtoni ju se deti nuk ka sy. Edhe deti ka sy. Ua them unë ju. Dhe ai po pret që të kalojë pak që të arratisë Belindën”, tha Berisha.

Më tej ai deklaroi se Prokuroria e Posaçme nuk po sjell mandat arresti për ish numrin dy të qeverisë.

“Ndaj dhe Skapi i partisë nuk e sjell, bën sikur e sjell, po nuk e sjell mandat arrestin e saj për së dyti. Jo, rrini të qetë, nuk e keni këtu se ajo po përgatitet për të ikur. Ku e keni Agaçin? Ku e keni Endri Fugën? Ku i keni të arratisurit. Ata që po protestojnë janë heronjtë e vërtetë të këtij populli. Ai të fshihet se nuk vjen në parlament. Dhe ju mashtroni”, u shpreh kreu i PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related