Deputeti Klevis Balliu deklaroi gjatë një takimi me misionin faktmbledhës të Partive Popullore Europiane se grupet kriminale dhe kartelet e drogës kanë depërtuar në institucionet shtetërore shqiptare.
Sipas tij, ndikimi i krimit shtrihet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) deri në Parlament. Balliu theksoi nevojën për mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë në luftën kundër krimit dhe për rikthimin e sundimit të ligjit në vend.
Ai u shpreh se situata kërkon angazhim të fortë institucional dhe bashkëpunim me partnerët për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor dhe standardeve demokratike.
