GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash të Cosa Nostra, konfiskohen mbi 18 milionë euro

Data

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar për përfshirje në pastrimin e parave të organizatës mafioze Cosa Nostra.

Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e rreth 18.3 milionë eurove të depozituara në banka shqiptare, të cilat dyshohet se i përkisnin shtetasve italianë të lidhur me këtë organizatë kriminale dhe që synohej të pastroheshin përmes transaksioneve në sektorin e naftës.

Taçi është gjykuar në mungesë, pasi ndodhet në arrati që prej vitit 2021, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, SPAK ka veçuar çështjen për katër shtetas italianë të përfshirë në skemë, konkretisht Francesco Zummo, Ignazio Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, për të cilët procesi vijon në Itali.

Sipas hetimeve, në këtë skemë kanë pasur rol edhe shtetas shqiptarë që kanë ndihmuar në hapjen e llogarive bankare dhe kryerjen e transfertave financiare, me qëllim fshehjen e origjinës së parave dhe përfitimin e komisioneve nga këto operacione.

Çështja konsiderohet një nga rastet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related