Seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj po zhvillohet prej orës 10:00 të mëngjesit.
Pas përfundimit të mbrojtjes nga avokatët e Veliajt dhe katër biznesmenëve të përfshirë në çështje, qëndrimin e tij e ka dhënë prokurori Ols Dado, i cili ka kundërshtuar pretendimet e mbrojtjes.
Aktualisht, në seancë po flet prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani. Vendimi i Apelit pritet të jetë kyç për fatin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.
