Balliu: “Balluku s’u shkarkua realisht, t’i sekuestrohet pasuria”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, duke deklaruar se Belinda Balluku nuk është larguar realisht nga pushteti.

I ftuar në një studio televizive, Balliu u shpreh se emërimet e reja në qeveri janë persona të afërt me Ballukun, duke pretenduar se ajo vijon të ketë ndikim përmes tyre. Sipas tij, suksesi do të ishte arrestimi dhe sekuestrimi i pasurisë së saj, jo vetëm largimi formal nga posti.

Balliu tha se drejtësia duhet të shkojë përtej masave ndaj individëve dhe të fokusohet te konfiskimi i pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme. Ai shtoi se largimi i Elisa Spiropalit lidhet, sipas tij, me përplasje të brendshme dhe me faktin se ajo ka qenë kundërshtare e Ballukut.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni politik, ndërsa Kuvendi pritet të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related