Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë ndodhur një ditë më parë në Kamëz. Sipas burimeve për gazetaren e Klan News, Glidona Dacin, në grabitje janë përfshirë katër persona. Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duken qartë tre persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë, ku arritën që të grabisin afro 500 gramë flori. Personi i katërt kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë tre autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMW”. Ndërkohë policia po heton dhe po punon me zbërthimin e kamerave të tjera të sigurisë për të parë nëse ky grup kriminal është larguar drejt Fushë-Kruës, apo drejtim të Durrësit.

Data

Shiu i rrëmbyeshëm i një nate më parë ka shkaktuar përmbytje në Librazhd. Sipas raportimeve mësohet se uji ka vërshuar në rrugë, e si pasojë disa persona mbetën të bllokuar në automjetet e tyre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku personat e bllokuar janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse që arritën në vendngjarje.

Stuhia solli edhe bllokimin e aksit nacional Elbasan-Librazhd, pasi në rrugë vërshuan gurët që u shkëputën nga shpati i malit.

Rruga është hapur rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related