Gjashtë javë pas betimit të tij për një mandat të dytë, në një atmosferë tensioni, presidenti Donald Trump e filloi fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit amerikan me deklaratën “Amerika është rikthyer”, e cila nxiti ligjvënësit republikanë të brohorisnin “Amerika”.
“Ne kemi arritur më shumë në 43 ditë sesa shumica e administratave në katër ose tetë vjet, dhe ne sapo kemi filluar,” tha ai në seancën e përbashkët të Kongresit.
Në stilin e tij karakteristik, mbushur me hiperbola, Trump theksoi se shumë besonin se ai kishte pasur fillimin më të suksesshëm të një presidencë në historinë e SHBA-së. Ai u mburr për ndryshimin e atmosferës kombëtare drejt “krenarisë” dhe “besimit”, duke e krahasuar veten me Xhorxh Uashingtonin dhe duke lavdëruar madhësinë e fitores së tij elektorale. Fillimi i presidencës së tij, i mbushur me ngjarje të fuqishme, i dha Trump-it mundësi të përdorte shumë materiale për të mbuluar.
