Nesër protesta kombëtare e opozitës, ja rrugët që do të bllokohen

Data

Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet nesër, më 28 shkurt, në orën 18:00 në Tiranë. Policia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke angazhuar 1700 punonjës policie në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në:

  • Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”
  • Rrugën “Ukraina e Lirë”
  • Rrugën “Papa Gjon Pali II”
  • Rrugën “Ismail Qemali”

Në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore, ndërsa policia do të devijojë qarkullimin në rrugë alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara dhe të raportojnë çdo rast të paligjshmërisë apo dhunës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related