Murrizi: Rama po tallet me pensionistët, në 11 vite pushtet i ka rritur pensionet në total me 6 euro dhe ka përzënë…

Data

Në vitet e fundit, debatet mbi politikën ekonomike dhe sociale në Shqipëri janë intensifikuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për pensionistët dhe mirëqenien e tyre. Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka sjellë në vëmendje një analizë të ashpër mbi performancën e qeverisë Rama. Sipas tij, gjatë 11 viteve të pushtetit të tij, rritja e pensioneve është shënuar në një nivel të papranueshëm, duke arritur vetëm në 6 euro në total.

Murrizi argumenton se ky është një shembull i qartë se si qeveria po tallet me pensionistët, ndërsa vendi përballet me një realitet të hidhur, ku rreth 800 mijë shqiptarë janë detyruar të braktisin vendin e tyre. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka komentuar në rrjetet sociale reagimin e spanjollëve ndaj mbretit Felipe VI pas përmbytjeve që sollën qindra viktima. Ai ironizon duke thënë se qytetarët spanjollë nuk e pritën liderin e tyre me lule, duartrokitje dhe përqafime ashtu siç presin pensionistët dhe emigrantët shqiptarë Ramën. Madje në këtë shkrim, ai thekson se këto vendime kanë pasur pasoja të mëdha, dhe se shqiptarët po gabojnë duke mos u mobilizuar për të kërkuar ndryshimin që u nevojitet.

“Ehh çfarë “gabimi” kanë bërë qytetarët spanjollë që nuk e kanë pritur me lule, duartrokitje dhe përqafime dhe me lëpirje kryeministrin siç presin pensionistët shqiptarë apo emigrantët tanë kryeministrin Rama edhe pse ai tall trapin duke i “ngritur” pensionin 6 euro për 11 vjet e duke detyruar të largohen 800 mijë shqiptarë në 11 vite qeverisje. Shihni ndryshimin mes qytetarëve spanjollë dhe frymorëve me emra njerëzish në Shqipëri. Popujt me dinjitet nuk pjerdhin për politikanë qelbësira. Vemjet durojnë mbi shpinë çdo fundërrinë, pushtetar dhe politikan”, shkruan Myslim Murrizi në rrjetet sociale.

Reagon opozita

Nga ana tjetër, edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë dje një reagim lidhur me pensionet. Në një postim në “Facebook”, Xhixho thotë se kryeministri Edi Rama vijon të tallet me pensionistët dhe ka 11 vite që nuk ua rrit pensionet. Xhoxho shkruan se projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta. Sipas, Xhixhos indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës. “Edi Rama vazhdon të tallet me pensionistët, u merr votën ndërkohë që ka 11 vjet që nuk i rrit pensionet. Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

Me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit. Projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta. Indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës, ndërkohë që çmimet dhe kostoja e jetesës rriten përditë. Taksat e shqiptarëve nuk janë përdorur për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve, por për të vjedhur me PPP-të dhe koncesionet korruptive. Këtë do të bëjë edhe me buxhetin e 2025-s. Indeksimi me vetëm 4.1% është qesharak në krahasim me rritjen 20% që bëri qeveria e Kosovës, me një buxhet sa gjysma e atij që ka qeveria e Edi Ramës”, shkroi ajo.

Çfarë ndodhi në Spanjë?

Ndërkohë kujtojmë se një turmë e të mbijetuarve të zemëruar nga përmbytjet e Spanjës hodhën baltë dhe shpërthyen në sharje ndaj mbretit të Spanjës Felipe VI dhe zyrtarëve të qeverisë teksa ata vizituan këtë fundjavë qytetet më të goditura nga reshjet e shiut. Zyrtarët qeveritarë shoqëruan monarkun, i cili u përpoq të fliste me vendasit në periferi e qytetit të Valencias që është shkatërruar. 214 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë, të mbijetuarit. Policia duhej të ndërhynte me oficerët me kalë për të mbajtur prapa turmën prej disa dhjetërash personash.

“Dil jashtë! Dil jashtë!” dhe “Vrasës!”,

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related