Aulon Kalaja denoncon grumbullimin e mbetjeve pranë Zgërdheshit: Institucionet duhet të ndërhyjnë

Data

Aulon Kalaja ka publikuar pamje nga zona e Kodër-Dollakës në Fushë-Krujë, pranë fshatit Halil dhe kalasë së lashtë të Zgërdheshit, duke ngritur shqetësimin për grumbullimin masiv të mbetjeve.

Sipas tij, zona, e cila ka vlera historike dhe potencial turistik, është kthyer në një venddepozitim të pakontrolluar mbetjesh si pasojë e mungesës së menaxhimit dhe ndërhyrjes institucionale.

“Ndodhem në malin me plehra në Fushë-Krujë, në një nga zonat më të rëndësishme historike të Shqipërisë, pranë Albanopolisit. Ky është simboli i korrupsionit dhe i dështimit të menaxhimit të mbetjeve”, deklaroi Kalaja.

Ai pretendoi se hapësira nuk funksionon si landfill dhe nuk përmbush standardet për trajtimin e mbetjeve, ndërsa kërkoi që institucionet përgjegjëse të sqarojnë statusin dhe mënyrën e administrimit të saj.

Kalaja ngriti shqetësime edhe për ndikimin e mundshëm të ndotjes në burimet ujore, tokat bujqësore dhe zonat natyrore përreth.

“Pas shpinës time është liqeni i Zagraçës, një pasuri që mund të ishte kthyer në pikë turistike. Por vetëm pak metra më tutje shohim një mal me plehra”, tha ai.

Në përfundim, Kalaja i kërkoi Bashkisë Krujë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe për marrjen e masave që të parandalohet grumbullimi i mëtejshëm i mbetjeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related