Ish-komandanti i Focave Detare Artur Meçollari, ka nxjerrë blof zv/kryeministren Belinda Balluku pasi kjo e fundit tentoi që skandalin e mbetjeve t’ia kalonte kompanisë private ‘Kurum’ duke shfajësuar Portin e Durrësit. Ajo madje sulmoi dhe mediat se po bëjnë ‘pis’ portin e Durrësit. “Autoriteti potual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces. Janë procesuar nga një koncesionar që operon në Portin e Durrësit. Atutoriteti portuar dhe koncensionari që ka kryet transportin janë dy entitete konkurrente”,tha Balluku.
Reagimi
Meçollari shkruan se Ballukut do t’i duhet një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit, pasi Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës në vendimin e datës 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Sipas tij, kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD). “Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit. Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.
Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD). Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi: 1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL. 2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.
Detyrat e APD:
1.Zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.
2. Të udhëzojë të gjithë agjentët, përdoruesit/punonjësit/strukturat përgjegjëse të portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.
3. Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.
4. Pajisja e të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme dhe pajisje sigurie ku kërkohet trajnim për përdorimin e tyre. Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)
Klasa 1 – Materialet dhe substancat shpërthyese.
Klasa 2 – Gazet e presuara dhe gazet e lengshme nën presion.
Klasa 3 – Materialet e lëngshme me rrezikshmëri të lartë ndezje.
Klasa 4 – Materialet solide të ndezshme, materiale dhe substanca që ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.
Klasa 5 – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.
