Ervin Salianji vijon turin e takimeve me demokratët: “Shihemi në Korçën e shtrenjtë”

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijon turin e takimeve me demokratët dhe mbështetësit e tij në qytete të ndryshme të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka njoftuar se takimi i radhës do të zhvillohet ditën e nesërme në qytetin e Korçës. Ai do të takohet me demokratët në orën 17:00, në ambientet e Kinema Majestik.

Kujtojmë se më herët Salianji ka zhvilluar takime edhe me demokratët në Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Takimi i mbajtur në Elbasan u kthye në mollë sherri në Kryesinë e Partisë Demokratike, pasi Ervin Salianji u akuzua nga Flamur Noka dhe Sali Berisha se e kishte organizuar takimin me mbështetjen e Suel Çelës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related