Analisti Kastriot Aliaj nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga firmat piramidale, tr*fikimi i…

Data

Analisti i njohur, Kastriot Aliaj ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek zhvillimet brenda opozitës, teksa ka hedhur akuza të forta na adresë të kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha. Gjatë një analizë të thellë dhe provokuese për gazetën analisti Kastriot Aliaj zbulon një pasqyrë të errët të figurës së ish-kryeministrit Sali Berishës, duke e ndriçuar atë përmes ngjarjeve kryesore që kanë shënuar historinë politike të Shqipërisë gjatë tre dekadave të fundit. Nga implikimet në skandalet e firmave piramidale, trafikimi i naftës për përfitime të paligjshme, deri te misteret rreth zhdukjes së dëshmitarëve dhe përpjekjet për grusht shteti, zoti Aliaj përmbledh një “CV” të zezë të Berishës që hedh dritë mbi një periudhë të trazuar. Ai gjithashtu nxjerr në pah lidhjet e Berishës me ngjarje të tjera të rëndësishme, si tragjedia e “Gërdecit” dhe protestat e 21 Janarit, duke sjellë një vlerësim të qartë mbi mënyrat se si këto ngjarje kanë kontribuar në pasurimin e familjes së tij dhe në marrëdhëniet me figura të tjera politike, si Ilir Meta.

Politika kontraverse

Politika kontraverse e këtyre viteve të tranzicionit barbar, me aberracione negative ciklike, e ka defiguruar besimin tek qytetarët dhe kohezionin me autoritetin mekanik të saj. Ajo e ka kthyer këtë realitet në mosbindje civile, që, duke shkelur vlerat dhe normat e sintetizuara në çdo vend demokratik, ka krijuar përplasje e konflikte paradoksale, që tejkalojnë urrejtjen në mjediset e shoqërisë sonë. Përpjekjet e kësaj shoqërie për ta nxjerrë ekstraktin e së mirës nga e keqja po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e politikës, e cila është e lidhur me interesat e oligarkëve, për t’i shpëtuar nga akuzat e shumta të krimeve që rëndojnë mbi ta. Këtë dramë të sëmundjes së recidivizmit po e luan opozita e shpartalluar dhe e munguar, që i ka lidhur shpresat e saj të venitura pas qerres së thyer të Sali Berishës.

Por ky lider i shpresave të mëdha të opozitës, që mbeti në majë të ballkonit duke nxitur revolucionin me moton “o sot o kurrë”, si duket do pësojë fatin e merituar të Kserksit, i cili, duke e parë veten të mundur, të shpartalluar, i shkatërruar ngado me humbjen e pasurisë, mundi të shpëtonte veten duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij. Ky është fundi i kujtdo që ka abuzuar me ndjenjat e shqiptarëve, me pasuritë e tyre të grabitura nga të tillë oligarkë të pangopur, që kanë përligjur çdo të keqe që kanë bërë. Kjo opozitë, që ulërin rrugëve deri në Strasburg, po kërkon me mënyrat më paradoksale që shpëtimin e liderit të saj ta bëjë me revolucion të modelit leninist, duke stopuar çdo hap të përpjekjeve për integrim.

Një nga aventurat e saj ishte edhe ekskursioni në Strasburg, ku, pasi hodhi baltë mbi Shqipërinë, ashtu si përfaqësuesit e mëparshëm, u kthye në pozicionin e saj si rruar qethur. Por zhurma e kësaj opozite është ndierë edhe tek ndonjë shqiptar në Amerikë, të cilit i duket i padrejtë vendimi i SPAK-ut për izolimin e liderit të opozitës. Por, më sa duket, ky beniamin i liderit të izoluar nuk e ka marrë vesh akoma që DASH e ka shpallur atë ‘non-grata’, si protagonist të krimit ekonomik. Atij i ka bërë shumë përshtypje emisioni ‘Krasta Show’, ku znj. Ina Zhupa, e ftuar në atë emision, ka deklaruar se: “Eurodeputetët paskan një perceptim jo të drejtë për atë që po ndodh në Shqipëri”.

Kjo është e vërtetë, sepse ata kanë një perceptim jo të mirë për opozitën e rebeluar, që me molotov e lëndë djegëse i vë zjarrin parlamentit. Ata kanë të drejtë për një perceptim jo të mirë për fjalorin paradoksal fyes që përdor opozita, për aleatët strategjikë dhe, në mënyrë të veçantë, për drejtësinë. Ata kanë një perceptim jo të mirë, ngaqë kjo opozitë ka disa vjet që ka humbur rrugën dhe po vuan sëmundjen përsëritëse të recidivizmit. Ata kanë një perceptim jo të mirë, ngaqë kjo opozitë nuk është ulur asnjëherë me strukturat e saj për të analizuar shpartallimin dhe shkatërrimin katastrofik që filloi me luftën për vulën, bravat dhe çelësat e zyrave të SHQUP-it.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related