Një i vdekur dhe pesë të plagosur pas daljes nga rruga të një furgoni në aksin Dukat–Orikum

Data

Një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin Dukat–Orikum, në zonën e Fushë-Dukatit.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, një furgon që transportonte punëtorë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor. Rrethanat e aksidentit janë ende objekt hetimi.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur mbetën Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi disa prej tyre kishin mbetur të bllokuar në mjetin e dëmtuar.

Të plagosurit u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i viktimës u dërgua për veprimet përkatëse.

Policia Rrugore po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, po verifikohen disa pista, përfshirë mundësinë e përgjumjes së drejtuesit të mjetit ose një problemi shëndetësor gjatë drejtimit, pa arritur ende në një përfundim zyrtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related