Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për shuarjen e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për çështjen e inceneratorit të Fierit.
Apeli rrëzoi ankimin e SPAK, duke lënë në fuqi vendimin që konstatoi humbjen e fuqisë së paraburgimit, pasi ishte tejkaluar afati 3-vjeçar i lejuar nga Kodi i Procedurës Penale.
Lefter Koka ishte në burg për këtë dosje që prej 29 marsit 2022. Ai u lirua në dhjetor të vitit të kaluar, pas rreth katër vitesh qëndrimi në qeli, ndërsa gjykimi vijon në apel, pasi nuk ka ende një vendim të formës së prerë.
Për inceneratorin e Fierit, Koka është dënuar në Shkallë të Parë me 6 vite e 8 muaj burg për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, por çështja është rikthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.
SPAK ka të drejtë të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda afateve ligjore.
