Ndryshimet klimatike, shtetet e prekura kërkojnë qartësi mbi detyrimet ligjore për vendet ndotëse

Data

Në fillim të këtij muaji, Gjykata më e lartë e OKB-së nisi shqyrtimin e një çështjeje të rëndësishme, që mund të qartësojë përgjegjësitë ligjore të qeverive në raport me ndryshimet klimatike. Gjatë një procesi që mund të shënojë një pikë kthese lidhur me ndryshimet klimatike, shtetet-ishuj argumentojnë se ngrohja globale përbën një rrezik ekzistencial për to, ndaj duhet të zbatohen ligjet për të drejtat e njeriut. Në seancën e radhës që u zhvillua të martën, Britania, duke pasqyruar qëndrimet që kanë mbajtur edhe ekonomi të tjera të mëdha, kundërshtoi këtë mundësi, duke u shprehur se vetëm traktatet ndërkombëtare ekzistuese duhet të kenë rëndësi. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ky rast mund të çojë në ndryshim të termave të negocimit mbi ndryshimet klimatike.

Rreth 99 vende po marrin pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke e bërë atë rastin më të madh në historinë e kësaj gjykate.

Çështja ka vënë përballë vendet e vogla ishuj me ndotësit e mëdhenj dhe prodhuesit e karburanteve fosile.

Në thelb të saj është është fakti nëse ligji ndërkombëtar i detyron shtetet të parandalojnë ndryshimet klimatike dhe të paguajnë për dëmet mjedisore si pasojë e lëshimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related