Cakrani pas seancës në GJKKO: Të pyeten deputetët dhe kryeministri për ligjin e minierave

Data

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, foli për mediat pas përfundimit të seancës paraprake në GJKKO, duke deklaruar se mbrojtja ka kërkuar pushimin e çështjes për dosjen CEZ/DIA. Sipas tij, nuk ekzistojnë prova që implikojnë Metën në këtë çështje.

Sa i përket hetimit për lobimin, Cakrani tha se nuk janë marrë në pyetje persona që i konsideron kyç, duke përmendur Ardian Shatkun, i cili sipas tij përmendet disa herë në aktet e dosjes.

Në lidhje me akuzat për ligjin e minierave, ku përfshihen Meta dhe Kryemadhi, avokati kërkoi që hetimet të zgjerohen dhe të pyeten të gjithë deputetët që e kanë votuar ligjin, si dhe kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij ka deklaruar publikisht se ligji do të zgjidhte problemet e minatorëve.

Sipas Cakranit, seanca e radhës është caktuar më datë 5, ndërsa brenda datës 20 pritet një vendimmarrje nga gjykata.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related