Antonio Costa nis turin diplomatik në Ballkanin Perëndimor, Presidenti i Këshillit Europian mbërrin nesër në Tiranë për takime me Ramën, Begajn dhe studentët

Data

Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, ka nisur sot një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit europian.

Vizita e tij ka filluar në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit.

Më 2 qershor, Costa pritet të mbërrijë në Tiranë, ku në axhendën e tij janë parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë gjithashtu një bashkëbisedim me studentët e Kolegji i Evropës, duke diskutuar mbi perspektivën europiane të rajonit dhe rolin e të rinjve në proceset integruese.

Më 3 qershor, Costa do të vizitojë Prishtinë, ku do të takohet me drejtuesit institucionalë të Kosovës dhe përfaqësues të partive politike.

Turi diplomatik do të përfundojë në Mali i Zi, ku më 5 qershor do të mbahet Samiti BE–Ballkani Perëndimor. Në qendër të diskutimeve do të jetë tema “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor”, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe të sigurisë mes rajonit dhe BE-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related