Dhunoi protestuesin gjatë përplasjes në Zvërnec, Geraldo Biba para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë

Data

Ka mbërritur në Gjykata e Vlorës, Geraldo Biba, i cili akuzohet për dhunimin e një protestuesi gjatë përplasjeve të ndodhura pak ditë më parë në zonën e Zvërnec.

Biba do të njihet me masën e sigurisë të kërkuar nga organi i akuzës, ndërsa seanca pritet të shqyrtojë provat e mbledhura deri tani nga hetimet.

Sipas autoriteteve, ai dyshohet se është përfshirë në incidentin ku një protestues u tërhoq me forcë gjatë tubimit kundër projektit zhvillimor në Zvërnec, ngjarje që shkaktoi reagime të shumta publike dhe institucionale.

Pas paraqitjes së materialeve hetimore dhe dëgjimit të palëve, gjykata do të vendosë nëse i dyshuari do të vijojë të qëndrojë në paraburgim apo do të hetohet nën një masë më të lehtë sigurie.

Ngjarja në Zvërnec vijon të jetë objekt hetimi nga organet kompetente, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related