Analizë: Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu përplasen për luftën në Iran, tre pikat kryesore të mosmarrëveshjes

Data

Një analizë e publikuar nga Sky News thekson se 24 orët e fundit kanë shënuar ndoshta përçarjen më të madhe publike mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që nga fillimi i konfliktit me Iranin.

Sipas analizës, pavarësisht koordinimit ushtarak mes dy vendeve, në nivel politik po shfaqen dallime të rëndësishme mbi mënyrën e zhvillimit të luftës.

Tre pikat kryesore të përplasjes:

  • Ndërhyrja tokësore:
    Benjamin Netanyahu ka lënë të hapur mundësinë e një operacioni tokësor në Iran, ndërsa Donald Trump ka deklaruar qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa në terren.
  • Goditja e infrastrukturës energjetike:
    Izraeli ka treguar gatishmëri për të goditur objektet energjetike iraniane, përfshirë fushat e gazit, ndërsa Trump ka kërkuar shmangien e këtyre objektivave, për shkak të ndikimit global në tregjet e energjisë.
  • Qëllimet e luftës:
    Sipas këshilltares së sigurisë kombëtare, Tulsi Gabbard, SHBA synon neutralizimin e kapaciteteve raketore dhe detare të Iranit, ndërsa Izraeli është më i fokusuar në goditjen e drejtpërdrejtë të udhëheqjes iraniane.

Këto dallime tregojnë se, edhe pse aleatë të ngushtë, SHBA dhe Izraeli mund të kenë strategji të ndryshme për mënyrën se si duhet të përfundojë konflikti në Lindjen e Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related