Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Asamblenë e Partia Socialiste, në një takim që pritet të zhvillohet në Durrës, në orën 10:00.
Mbledhja do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ndërsa më pas fjala do t’i kalojë Ramës, i cili do të drejtojë diskutimet.
Sipas informacioneve, fokusi kryesor i kësaj mbledhjeje do të jetë organizimi i brendshëm i partisë dhe ristrukturimi i saj, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme brendapartiake.
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm politik, ku mazhoranca synon të forcojë strukturat dhe të konsolidojë organizimin në terren për sfidat e ardhshme elektorale.
