Makina del nga rruga në aksin Korçë-Kolonjë, plagoset drejtuesi

Data

Një aksident me pasojë  ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kolonjë, pranë fshatit Dvoran.

U raportua se një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related