“Basha duhet të vazhdoj edhe sikur i vetëm”, Romeo Kara ‘shpërthen’ ashpër: Ai duhet të përballet me babain e të gjitha të zezave të vendit tonë, kancerin e shoqërisë

Data

Juristi Romeo Kara teksa komentoi aktualitetin politik në një emision televiziv u ndal edhe tek e ardhmja e Bashës, për të cilin u shpreh duhet të përballet me Berishën, pasi ky është morali.

‘Nuk e di çfarë morali kanë kur mblidhen tek ata që bënë lot Shqipërinë në 97, të Gërdecit, atyre që humbën vendin e punës, privatizimeve qesharake. Ne kemi parë gjatë Berishës një krenari, që i  gjithë stafi i tij është pasuruar ndërkohë që Shqipëria është varfëruar. Dhe për këtë moral do flasim ne, pavarësisht shumicës që janë.

Morali është për ata që përballen me Berishën, me babain e të gjitha të zezave të vendit tonë, kancerit të shoqërisë. Mendoj se Basha duhet të vazhdoj edhe sikur i vetëm. Janë organizuar thjeshtë për vende punë, për të rrjepur pasuritë e këtij vendi. Kanë shitur Shqipërinë. Ne nuk do të na imponohet një Berishë i tillë se ka mijëra njerëz prapa. Morali është të përballesh me të. Basha ka një gabim që nuk u çua në politikë aktive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related