Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri.
Vendimi është marrë disa ditë më parë dhe lidhet me hetimet që po zhvillohen për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet e ndërtimit dhe aktivitetin urban në kryeqytet.
Sipas burimeve, autoritetet po verifikojnë procedurat dhe vendimmarrjet e ndjekura nga IMT në disa raste konkrete, ku dyshohet për shkelje dhe favorizime të paligjshme.
Hetimet vijojnë të thellohen, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të sqarojnë plotësisht rolin e zyrtarëve të përfshirë dhe përgjegjësitë përkatëse në këtë çështje.
