Albana Koçiu dorëzon drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Besfort Lamallari merr detyrën me fokus reformat për integrimin në BE

Data

Zëvendëskryeministrja e re e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e ministres së Brendshme, duke ia kaluar drejtimin e institucionit pasardhësit të saj, Besfort Lamallari.

Përmes një mesazhi publik, Koçiu njoftoi se procesi i dorëzimit të detyrës është zhvilluar gjatë ditës së sotme, ndërsa i uroi sukses Lamallarit në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ajo theksoi se ministri i ri vjen në këtë detyrë me përvojë dhe përkushtim, duke shprehur bindjen se ai, së bashku me stafin profesionist të ministrisë dhe strukturave në varësi, do të vijojë reformat dhe projektet e nisura për forcimin e sigurisë në vend.

Sipas Koçiut, prioritet i Ministrisë së Brendshme do të mbetet modernizimi i shërbimeve dhe afrimi i tyre me standardet evropiane, në përputhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Jam e bindur se Besforti, së bashku me stafin profesionist të Ministrisë dhe strukturave në varësi, do të çojnë përpara reformat dhe punët e mira të nisura për forcimin e sigurisë dhe modernizimin e shërbimeve sipas standardeve më të larta evropiane,” u shpreh Koçiu.

Ajo shtoi se Lamallari dhe ekipi i tij do të kenë mbështetjen e plotë të saj dhe të qeverisë për të çuar përpara agjendën e reformave dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në fund të mesazhit të saj, Koçiu e cilësoi drejtimin e Ministrisë së Brendshme si një mision të rëndësishëm në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe forcimit të institucioneve shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related